Për herë të parë Ballkani e rrjedhimisht edhe Shqipëria do të ketë një ambasadore në Organizatën e Fondit të Gjelbër të Klimës. Zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi është zgjedhur së fundmi anëtare e Bordit të Fondit të Gjelbër të Klimës, pozicion ky që Çuçi do ta mbajë për dy vite.
Kjo organizatë është një ndër shtyllat kryesore të financimit të qëndrueshmërisë mjedisore, duke patur parasysh problemeve klimaterike që ka shkaktuar së fundmi ngrohja globale.
Kjo është hera e parë, që një përfaqësues nga Ballkani ngjitet si anëtar me te drejta te plota dhe te drejtë vote në bordin e GCF (Green Climate Fund), e fatmirësisht rajoni do të përfaqësohet nga një shqiptare.



















