Gazetari i njohur nga Kosova Berat Buzhala prej disa ditësh ka njoftuar se është infektuar nga Covid-19. Berati është karantinuar në shtëpinë e tij, dhe duket se virusin nuk po e kalon edhe fort lehtë.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Buzhala ka bërë me dije gjendjen e tij shëndetësore duke u bërë thirrje qytetarëve që ta marrin më me seriozitet këtë sëmundje.
Sipas Buzhalës, Covid-19 nuk ngjan aspak me viruset e tjera dhe në rastin e tij simpatomat kanë qenë nga më të ndryshmet nga temperatura, ethet, dhimbja e syve si dhe humbja e ndjesisë së të nuhaturit.
“Dita e gjashtë
Ky virus nuk është sikur viruset e tjerë. Le ta bëjmë të qartë që në fillim. Edhe kur kanë kaluar gjashtë dite prej momentit kur e kam vërejt që po ndihem paksa i sëmurë, unë edhe më tutje, ccdo ditë, përjetoj episode të ndryshme, që nuk i kam përjetuar më herët. Asnjëra prej tyre nuk janë të papërballueshme, thjesht janë te ndryshme. Bie fjala, nëse dy ditët e para kisha ethe dhe temperaturë, në ditët e tjera kjo gjë ndryshoi.
Për këtë arsye nuk kam përdore me paracetamol, e as asnjë ilacc tjetër për dhimbje, ani pse në ditën e katër dhe të pestë kisha dhimbje të syve, kurse në ditën e gjashtë, sot, dhimbje te qafes, permbrapa, dhe shpatullave. Kjo gjë nuk do të ndodhë me viruse tjera. Mos të harroj, e kam humbe ne mase mbi 90 perqind edhe nuhatjen, nuk po i degjoj ererat, kurse edhe me tutje i dalloj shijet; shkruan Buzhala në status.



















