KreuBusull

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shkodër; sot 10 raste të reja!

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shkodër; sot 10

 

Shkodra është zonë e nxehtë sa i përket infektimeve me koronavirus, pasi që prej nisje së pandemisë ky qytet ka qenë i dyti pas Tiranës sa i përket numrit të të prekurve.

Këtë të mërkurë raportohet se në Shkodër kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, ndër ta 3 punonjës të Gjykatës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 punonjësit e Gjykatës, kanë qenë rast kontakti me të infektuarën e parë po në këtë institucion.

Kujtojmë se deri dje Shkodra kishte 133 të infektuarve aktivë ndërsa me shtimin e rasteve të sotëm shkon në 143 numri i rasteve.

Sakaq jemi në pritje të Ministrisë së Shëndetësisë për përditësimin  e të dhënave rreth situatës së Covid-19 në të gjithë vendin.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF