Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë janë infektuar 88 fëmijë, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk e ka patur të nevojshme marrjen e ndihmës së specalizuar në spital.
E ftuar në Abc Neës mjekja Gjeorgjina Kuli ka treguar se përgjithësisht fëmijët e prekur me Covid-19 në vendin tonë kanë qenë asimptomatik dhe se ata e kanë marrë virusin nga familjarët e infektuar.
“Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.



















