Duket se ‘viktima’ e re e Koronavirus është grupi ‘Index’, pasi për shkak krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia në dyqanet e Zara janë ulur shitjet me 44%.
Pronari i gjigandit spanjoll është detyuar të marrë një vendim drastik këtë periudhë, duke mbyllur 1200 dyqane në të gjithë botën. Ende nuk dihet nëse Zara do t’i folusojë shitjet më së shumti në shërbimin online, apo nëse kjo situatë është me të vërtetë fundi për markat popullor të shtresës së mesme.
Gjithsesi edhe vetë blerësit po përdorin më shumë dyqanet virtuale në internet, për shkak të frikës nga koronavirus ndaj një nga skenaret e mundshme që Zara mund të përdori është që të investojë më shumë në versionin dixhital.



















