Senatorja meksikane Martha Lucia Micher ishte në një Konferencë ‘live’ me anëtarët e partisë politike Lëvizja Rigjeneruese, dhe të Bankës së Meksikës si dhe me gazetarët.
Pasi përfudoi Konferenca dhe 66 vjeçarja mendoi se e mbylli kamerën, hoqi rrobat për t’u ndërruar dhe doli nudo duke shkaktuar kështu një incident, pasi e panë të gjithë të pranishmit.
Foto e Marthas u bë virale, por nuk mungoi edhe një reagim i fortë nga ana e saj, duke mos zgjedhur aspak të viktimizohet.
“Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është “vetëm trupi i saj” që ka lejuar dhe nxitur objektivizimin e grave kundër të cilave unë gjithmonë kam luftuar. Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata”; ka shkruar politikania në Tëitter, duke marrë përkrahjen e të gjithë kolegëve të saj.



















