KreuBusull

Çifti i blogerëve birësojnë 2 vjeçarin autik, por e kthejnë pas dy vitesh: “Nuk ishim gati”

Myka Stauffer dhe James është një çift ‘youtuber’ shumë i njohur influencuesish në botën e rrjeteve sociale, por që së fundmi janë vënë në qendër të polemikave nga komentuesit në rrjet, për shkak se hoqën dorë nga djali që adoptuan dy vite më parë.

Huxley, një vogëlush kinez që vuan  nga çregullimi i spektrit autik, u birësua nga Myka dhe James dy vite më parë kur i vogli ishte vetëm 2 vjeç, por që për shkak të problemeve të tij, çiftit ju desh të hiqnin dorë dhe ta kthenin në Kinë 4 vjeçarin për të marrë trajtime të specializuara. Fëmija i është besuar një familje tjetër, që sipas çiftit të njohur influencer kanë mundësi mjekësore për të trajtuar siç duhet të voglin me autizëm.

Mirëpo ky veprim ka shkaktuar jo pak kritike dhe ofendime në adresë të dyshes, pasi shumë prej ndjekësve mendojnë se dyshja e birësoi Huxley dy vite më parë vetëm për të rritur ndjekësit e tyre.

Dyshja pak ditë më parë bënë një deklaratë publike, përmes një video ku sqarojnë me lot në sy arsyen se pse ata vendosën t’ja besojnë fëmijën një familje tjetër.

“Dy muajt e fundit kanë qenë gjëja më e vështirë që mund të imagjinonim ndonjëherë. Ndihem e dështuar si nënë.  Ne nuk e adoptuam Huxley vetëm për t’i treguar atij publikisht, ne ju kemi  treguar vetëm 5% të jetës sonë me të, luftërat e vërteta  mbetën private. Shumë profesionistë na thanë që ai kishte nevojë për ndihmë. Nëna e re ka një trajnim mjekësor profesional dhe një shtëpi të pajisur siç duhet. Shpresojmë që ajo të kujdeset për të ashtu siç e meriton i vogli”; tha Myka

Nga ana tjetër kanë reaguar edhe avokatët e dyshes të cilët janë shprehur se kjo ishte zgjidhja më e mirë që klientët e tyre mund të bënin.

“Çifti janë konsultuar me shumë specialistë për të siguruar Huxley kujdesin më të mirë të mundshëm, besojmë se ky është vendimi më i mirë. Ne i njohim klientët tanë dhe e dimë që ata janë një familje e dashur dhe prindër shumë të kujdesshëm që do të bënin gjithçka për fëmijët e tyre.”- janë shprehur ata.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF