
Në përditësimin e të dhënave të reja rreth situatës së Covid-19 në vend Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja. Prej tyre 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Të gjitha rastet pozitive, janë të kontakteve të mëparshme të personave të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë shgëruar 6 qytetarë.
Aktualisht në vend janë 177 persona aktiv me Covid-19 përkatësisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Në Spitalin Infektiv janë 16 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në terapi intensive.



















