
Kjo javë ka nisur me një lajm tê mirë sa i përket situatës së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit dhe ky është numri më i ulët i regjistruar që prej nisjes së pandemisë.
Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.



















