Një tavolinë, një karrige dhe një fushë përreth. Ky skenar, mes ëndrrës dhe metafizikës, është përgjigjja suedeze ndaj koronavirusit. Një restorant, në mes të natyrës, në të cilin nuk shërben asnjë kamerier.
Restoranti ka lindur si ide e Rasmus Persson dhe Linda Karlsson, që vetëm disa muaj më parë do të dukej si një provokim artistik, por sot (në kohërat e distancimit social), merr kuptim.
Të dy kanë krijuar Bord för en (d.m.th. tavolinë për një) dhe prenotimet mendohet se do të nisin nga data 10 maj deri më 1 gusht. Imazhet e para që qarkullojnë janë poetike – një tavolinë e shtruar me një mbulesë të bardhë dhe lule në të, në mes të natyrës, është emblema e vetmisë që ka shkaktuar Covid-19.
Në vend të kamerierit, ushqimi do të shërbehet në tavolinë me një lloj teleferiku, që do të sjellë në tavolinë një shportë pikniku.
Karlsson e Persson thanë në një intervistë se dëshironin të hapnin “restorantin e vetëm të sigurt ndaj COVID-19 në botë”.
Monitor.al



















