KreuBusull

Covid-19 në Shqipëri: Që prej fillimit janë infektuar 30 fëmijë e 4 gra shtatzëna!

Covid-19 në Shqipëri: Që prej fillimit janë infektuar 30

Që prej bërjes publike të rastit të parë të infektuar me Covid-19 në vendin tonë, deri tani numri zyrtar i të infektuarve ka shkuar në 750 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në mesin e të infektuarve janë 30 fëmijë dhe 4 gra shtatzëna.

Fatmirësisht fëmijët janë një kategori që duke u bazuar në eksperiencën tonë nuk preken në forma të rënda. Nuk kemi pasur dhe nuk kemi fëmijë të shtruar në spital. Kemi 11 fëmijë të shëruar nga 30 që janë konfirmuar pozitivë”, është shprehur drejtoresha e ISHP Albana Fico gjatë deklaratës së sotme për shtyp.

Ndër fëmijët deri tani janë shëruar 11 prej tyre ndërsa prej grave shtatzëna janë shëruar tre prej tyre.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF