Çmimet e naftës amerikane u futën në territor negativ për herë të parë në histori, pasi avullimi i kërkesës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e la botën të ngopur me naftë dhe pa kapacitete të mjaftueshëm magazinimi – që do të thotë se prodhuesit po paguajnë blerësit për ta hequr naftën nga duart e tyre, shkruan Financial Times.
West Texas Intermediate, treguesi referencë i naftës amerikane, humbi më shumë se 250 përqind të hënën për tu tregtuar në – 40.32 dollarë për fuçi në një ditë kaosi në tregjet e naftës. Tregtarët u kapitulluan përballë një aksesi të kufizuar në kapacitetin e ruajtjes në SH.B.A., duke përfshirë pikën kryesore të vendit të dorëzimit të Cushing, Oklahoma.
Rënia do të jetë një goditje për presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka bërë shumë për të mbrojtur sektorin e naftës, përfshirë mbështjetjen e lëvizjeve të Opec dhe Rusisë për të ulur prodhimin dhe duke premtuar mbështetje për industrinë.
Sektori i shistit argjilor, nga i cili nxirret naftë, e ka shndërruar SH.B.A. në prodhuesin më të madh të naftës në botë në dekadën e fundit, duke i dhënë z. Trump një mjet të politikës së jashtme që ai e ka quajtur “Dominanca e Energjisë Amerikane”, por që tani përballet me një rënie të shpejtë.
Monitor. al



















