Kanë qenë numra të konsiderueshëm gjobat e marra nga këmbêsorët dhe drejtuesit e automjeteve, që kanë thyer rregullat e katantinës. 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtuesit e makinave, dhe në raste shkeljesh të rënda penalizimi i shoferëve ka shkuar edhe deri tek pezullimi i patentês për tre vite si dhe bllokimi i automjetit.
Me anë tê një shqyrtimi tê ri, qeveria ka vendosur t’i fali të gjitha këto gjoba, si dhe do të kthehen patentat tek drejtuesit e automjetëve. Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal do të startojmë të gjithë të barabartë.
“Janë vendosur deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti. Të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal le të startojnë të gjithë të barabartë. Po të kishim hyrë në spirale e një infektimi progresiv të mjekëve dhe akoma më tepër sot jo vetëm nuk do flisnim për hapjen, ku do vuanin ankthin e mbylljes në shtëpi, 1500 të vdekur në 90 ditë! Së pari dua të ndjeheni vërtetë mirë, që sot kemi mbërritur këtu dhe më besoni se stresi ekonomik do ishte ku e ku më lartë, nëse nuk do kishim bërë këtë. Askush nuk është i dëshpëruar se ia kemi dalë mrekullisht. Dhe ja ku jeni shëndoshë e mirë dhe kjo nuk është pak, por është shumë”, deklaroi kreu i qeverisë.



















