KreuBusull

Mesazh shprese; 1470 bebe kanë ardhur në jetë gjatë muajit të karantinës në vend!

Për aq kohë sa mbi tokë ka ajër e ujë, jeta do të vazhdojë dhe filiza të rinj të qenies njerëzore do të lindin, pavarësisht pandemive, apo fatkeqësive natyrore.

Ndonëse fatmirësisht pandemia e Covid-19 nuk ka shkaktuar bilance tragjike në vendin tonë, lajmi i ardhjes në jetë të një apo disa bebushave është gjithmonë i bukur. Një bebush, që sapo përshëndet botën me të qarēn e tij, është shpresa dhe drita për të cilën të gjithë kemi nevojë.

Që prej ditës kur Shqipëria është futur në karantinë, në maternitetet e ndryshme të vendit tonë, janë dëgjuar të qarat e para të plot 1470 foshjave që kanë ardhur në jetë. Ministrja Ogerta Manastriliu ka ndarë lajmin e bukur në rrjetin social instagram dhe ne urojmë që nga një ministre shëndetësie të kemi sa më shumë lajme të tilla:


“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës! Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë #FëmijëtJanëMrekulli”; shkruhet në postimin e Manastriliut.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF