Cornelia Ras nga Goeree-Overflakkee një zonë ishullore në jug te Holandës është personi më i moshuar që i ka mbijetuar pandemisë botërore.
Ajo u prek nga koronavirusi një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 107, në mes të muajit mars dhe sot është deklaruar zyrtarisht e shëruar.
E moshuara jetonte në një azil, në tê cilin humbën jetën 12 persona nga Coronavirus.
Nipi i Cornelias u shpreh se telefonata nga doktori, teksa i komunikonte se gjyshja ja doli, ishte tejet surpizues për të .
“Nuk e mendonim se do t’i mbijetonte kësaj sëmundje, vijon ai. Asnjëherë nuk ka dashur të përdorë medikamente, ecën ende shumë mirë dhe çdo mbrëmje ulet në gjunjë dhe lutet. E mesa duket do të vazhdojë ta bëjë këtë.”;- ka treguar ai për mediat hollandeze.
Në Holandë në të gjithë vendin janë 21 762 të prekur me koronavirus, 2 396 kanë humbur jetën dhe 250 pacientë janë shëruar.



















