KreuBusull

Medalja tjetër e Coronavirus: Për herë të parë pas 30 vitesh, Himalajet shihen qartë 125 milje larg!

Teksa njerëzit, bizneset, fabrikat, makinat, avionët në pothuajse gjithē botën prej disa javêsh janë ‘pushim’; duket se Toka po merr frymë lirshëm. Një fenomen i mrekullueshëm është vënë re këto ditë në vargmalet Himalaje.

Për herë të parë pas 30 vitesh, Himalajet mund të shihen qartë me sy të lirë në anën e Indisë në Jalandhar 125 milje larg.

Vendasit thonë se ajri është pastruar shumë që prej izolimit 21 ditë më parë.

Hera e fundit kur malet aziatike janë parë kaq qartë ka qenë në vitet 90′ dhe shumë prej indianëve e kanë shijuar për herë të parë në jetën e tyre këtë pamje të mrekullueshme.

Banorët e Jalandhar kanë shkrepur foto të Himalajave dhe i kanë ndarë në rrjete sociale , duke shprehur edhe keqardhjen për ndotjen e madhe që i është bërë kohët e fundit ajrit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF