KreuBusull

Parashikimi optimist i Piperos: Fundi i Prillit do të na gjejë me 0 të infektuar!

 

Pasi zhvesh bluzën e bardhë të një turni të gjatë në spital, pranē tē infektuarve me Covid-19, për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero duket se nuk ka pushim as në shtëpi, pasi pothuajse çdo ditë ai ftohet nga gazetarë të ndryshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të shumta rreth Koronavirus.

Dhe doktori është gjithmonë i gatshëm..

Mbrëmjen e së mërkurës, Pipero ishte i ftuari i gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti nëse mund të themi se e keqja më e madhe në vendin tonë ka kaluar.

 

Doktori u shpreh se fatmirësisht mund të themi se ka kaluar gjysma e parë e të keqes dhe nëse vazhdojmë kështu, me shumë mundësi deri në fund të prillit, mund të mos kemi më asnjë të infektuar.


Situata në Spitalin Infektiv paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme, por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. A duhen lehtësuar masat? Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak, por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim” – tha Pipero.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF