Djali i presidentit të Serbisë është infektuar me Koronavirus, dhe gjëndja shëndetësore e të riut nuk është aq e mirë sa për ta kaluar sëmundjen në shtëpi, ndaj mjekët e panë të arsyeshme që Danilo të marrë mjekim të specializuar në Spitalin Infektiv në Beograd.
Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbi gjendjen shëndetësore të djalit të tij.
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”- ka shkruar kryetari i shtetit serb në postimin kushtuar të birit.



















