KreuBusull

Ministria e Financave: ja kur parashikohet të hapen të gjitha bizneset në Shqipëri!

Duke qenë se situata në vend sa i përket Covid-19, është norma të qëndrueshme, dhe nëse edhe për javët e ardhshme vijohet me të njëjtin intesitet, atëherë është momenti, për të folur rreth një afati se kur mund të rinisë jeta normale në Shqipëri.


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit prill do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata e COVID-19. Në një intervistë për EuroNews, Denaj tha se fillimisht do të merren vendime për hapje të pjesshme për disa kategori dhe për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.


“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë. Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”,- u shpreh zonja Denaj

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF