Zgjidhja e qeverisë shqiptare për të mos lejuar përhapjen e Covid-19, në një vend kur numrin e madh tê njerëzve është e vështirë ta kontrollosh, në tregun e kombinatit, duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Tuneli dezinfektues është vendosur nē hyrje të tregut dhe asnjē qytetar nuk lejohet të hyjë të bëjë blerje, pa kaluar më parë në procesin e dezinfektimin në të gjithë trupin.
Prestigjozet e mediave të shkruara, “New York Times”, “Washington Post”, apo edhe media të tjera, nē faqe të parë këtë të martë kanë patur foton e shkrepur nga fotoreporteri i Reuters Florion Goga; në të cilën duket njē vajzë nga Tirana që po dezinfektohet në tunel para se të hyjë në treg.
Tuneli dezinfektues u vendos nga e hëna në treg, pas vendimit të kryeministrit për të krijuar kordonët sanitarë në tregje, për të respektuar distancën fizike.



















