KreuBusull

Fitoi betejën me Covid-19, nënë Veziko i shkruan një letër stafit mjekësor!

Nënë Veziko la spitalin Invektiv një ditë më parë, pasi fatmirësisht ajo e fitoi betejën me Covid-19.

Nëna 80 vjeçare, tejet e impresionuar dhe falenderuese për shërbimin që i është bërë nga bluzat e bardha në spital, u ka shkruar një letër emocionuese ‘djemve dhe vajzave’ që ndodhen në linjën e parë të luftës me Covid-19.


“Të dashur djem dhe vajza,
Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë. Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.
Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Pipero, me shokë.
Faleminderit e shëndet”– lexohet në letrën e shkruar me shkrim dore nga e moshuara.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF