
Duket se çdo ditë e mê shumë po bie miti se koronavirus kursen fëmijët, pasi fatkeqësisht po regjistrohen mjaft raste kur fëmijët janë prekur nga ky virus.
Një bebe 6 javësh Connecticut është ndarë nga jeta si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. I mituri është dërguar pa ndjenja si shkak i problemeve me frymëmarrjen, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk bëhet me dije nëse i vogli kishte probleme të tjera shoqêruese shëndetësore. Pas bërjes së testit, bebja rezultoi pozitiv me koronavirus, duke u bërë kështu humbja me moshën më të vogël nga virusi vrasës që ka mbërthyer botën.
Burimi: Dailymail



















