KreuBusull

Njoftim i rëndësishëm për pensionistët: Mos dilni, pensioni do t’ju vijë në shtëpi!

Shoqata Shqiptare e Bankave njofton të gjithë pensionistët që e marrin pensionin në bankë se do të jetë kjo e fundit që do t’ua dërgojë në banesë pas masave që vendosi qeveria për të mos i lejuar që të dalin nga shtëpia.


“Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga koronavirusi, ju bëjmë me dije se Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) po punon për shpërndarjen e pensioneve për ata pensionistë që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë bankave, Shoqata Shqiptare e Bankave, në dakordësi me MFE, ka rënë dakord me bankat që të gjejnë mundësinë për t’ua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë. Shërbimi do të organizohet nga strukturat e secilës bankë. Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre, të komunikojnë direkt me bankën, e cila do të ndërmarrë menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës. Numrat e telefonit për të kontaktuar bankën janë:

BANKA KOMBËTARE TREGTARE (BKT):042266288CREDINS BANK:042274777; 045353000UNION BANK:042389111; 042248938FIBANK:042274510; 08000111

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Shëndeti i pari”; shkruhet në njoftimin e Shoqatës

Burimi: Shqiptarja.com

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF