Duket një vendim makabër, i padrejtë, që cënon haptazi të drejtën themelore të njeriut; atë të të jetuarit, por për shkak të fluksit të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19, disa shtete në SHBA kanë marrë vendimin për të krikuar njē ‘hierarki’ pacientësh që do të marrin menjëherë ndihmën mjekësore e të tjerë qē fatkeqësisht do të kalojnë në plan të dytë.
Si përshembull në Në Minesota, pacientët me Covid-19 me cirozë të mëlçisë, sëmundje të mushkërive dhe probleme të zemrës nuk do të kenë të drejtë për respiratorë.
Në shtetet e Washington, si dhe në New York, Alabama, Tennessee, Utah, Minnesota, Kolorado dhe Oregon, mjekët do të vlerësojnë nivelin e aftësisë së përgjithshme fizike dhe intelektuale para ndërhyrjes, për të shpëtuar një jetë.
Nisur nga kjo, fatkeqësisht njerëzit me aftësi të kufizuar fizike e mendore, nuk do të kenë mundësi të marrin ndihmë më të specializuar nëse mjekët do të gjenden përballē emergjencave të papërballueshme.
Ky vendim ka alarmuar organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në SHBA, të cilat janë shprehur tejet të shqetësuar.
Kujtojmë që fenomeni i ‘zgjedhjes se cili pacient do të shpëtohet’ ka ndodhur edhe në Itali, ku për fat të keq pacientëve mbi 80 vjeç nuk u mundësohet respiratori.



















