Noemi, është një infermiere e kujdesit intensiv në spitalin Martini në Torino, ku si qindra kolegë të saj këto ditë i duhet të jetë dëshmitare e shkëputjes së shpirtit nga trupi; siç edhe ajo vetë e quan largimin nga jeta të pacientëve të saj.
Infermierja ka shkruar në facebook një dëshmi rrënqethëse, kur njëra prej pacienteve të saj mbylli sytë përgjithmonë teksa po fliste me vajzën e saj në kamera.
“Zonjë, le të tentojmë të bëjmë një video thirrje me vajzën tuaj? Le të shohim nëse ajo do përgjigjet! Dëgjohet tingulli i telefonit dhe në anën tjetër të kamerës, shfaqet imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, pas ditëve të shtrimit në spital, sheh përsëri nënën në një shtrat spitali, e rrethuar nga punonjës të shëndetit plotësisht të dërmuar ndërsa sinjalet bip të një monitori bien vazhdimisht.Askush nuk besoj se do të donte tê shihte ato që kam parë unë në ato pak çaste ndërsa virusi i shkëputi asaj shpirtin nga trupi dhe në anën tjetër të telefonit dëgjoheshin thirrje dhe lutje zotit”; kështu e ka përshkruar Noemi ngjarjen e trishtë kur e bija i dha lamtumirën sē ëmës nëpërmjet një ekrani të ftohtē telefoni, pa patur mundësi t’i japi përqafimin e fundit…dhe fatkeqësisht e tragjikisht kjo është historia e mijëra viktimave nē gjithë botën që ky virus i mallkuar nuk po i lë mundësinë as të marrin një përqafim të fundit të të dashurve të tyre….



















