Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tha te “Opinion” se të gjithë të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël përfiton 26 mijë lekë në muaj, pagë për shkak të mbylljes të aktivitetit. Ahmetaj tha se paga do të shpërndahet në llogaritë personale bankare të çdo përfituesi.
“Buxheti i shtetit do t’u japë 26 mijë lekë në muaj të vetëpunësuarve dhe biznesit të vogël, pra nga fasha 0 deri në 14 milione lekë xhiro. Fondi i pagave për biznesin e vogël është 710 mln lekë. U vendos të bëhej edhe një hap tjetër, të paguhej edhe një person tjetër. Do të jepet 2-fishi i fondit. Pagat do t’u shkojnë bizneseve në llogaritë e tyre bankare”, tha Ahmetaj
Kërkesës të përsëritur nga biznesi i vogël për kompensimin e qerave të godinave, Ahmetaj tha se nuk do të merret në konsideratë.



















