Kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar këtë të premte në një supermarket pranē banesës së saj në Berlin, teksa po bën pazaret e shtëpisë.
65 vjeçarja ka blerë gjithashtu dy ndër produktet më të kërkuara të këtyre ditëve, sapunin dhe letrat higjienike e gjithashtu numri 1 i diplomacisë gjermane i shtoi shportës së saj të pazarit verë dhe ëmbëlsira.
E njohur për thjeshtësinë dhe modestinë, Merkel qëndroi në radhë, duke ruajtur distancën nga blerësit e tjerë dhe më pas pagoi me kartë.



















