KreuBusull

Mjekët kinezë ‘shuplakë’ italianëve: Ju ende nuk e keni kuptuar rrezikun e këtij virusi!

Teksa Kina duket se e fitoi betejën me Covid-19, “Kryqi i Kuq Kinez” është treguar i gatshëm që të çojë njê ekip mjekësh për t’i ardhur në ndihmë shtetit më të prekur nga ky virus, Italisë.


Prej pak ditêsh një grup mjekësh kinezë ndodhen në Lombardi për të dhënë eksperiencën e tyre në luftën kundër virusit të padukshëm. Teksa kanë dalë të bëjnë një vështrim në rrugët e Lombardisë, kinezëve nuk u ka pëlqyer aspak ajo çfarë panë: Qytetarë që ecin lirshëm në rrugë!

Një një deklaraktë për shtyp me kreun  e Lombardisë Attilio Fontanan, ata kanë kërkuar masa edhe më të rrepta sesa ato që janë marrë deri më tani nga qeveria.

”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ka njerëz në hotele, ka edhe metro që punojnë. Dhe më e keqja, njerëzit nuk mbajnë maska. Ne në Wuhan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi. Vetëm nëse do të arrijmë të zbatojmë rreptësisht karantinën, mjekët do të kenë mundësi që të përballojnë të gjithë rastet që kanë në spitale,”- u shpreh njëri nga mjekët kinezë.


Ndërsa për ta paralelizuar gjendjen me situatën në Shqipëri, kjo foto është shkrepur vetëm ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF