KreuBusull

Amerikanët marin masa ndaj Koronavirus: Blejnë armë!

Mediat amerikane po raportojnë se dyqanet e municioneve kanë patur një dyndje të madhe të qytetarëve amerikanë që me përhapjen e Koronavirus kanë nisur të furnizohen me armë.

Sipas raportimeve të mediave, edhe njerëzit që kurrë më parë nuk kanë patur armë, po bashkohen në radhë për të siguruar ato, në përpjekje për të rritur “arsenalin” e tyre personal.

Sipas Los Angeles Times, një shitës armësh në Oklahoma kishte deklaruar se kohët e fundit kishte parë njerëz që blinin pajisje armatimi me vlerë mijëra dollarë, me qëllim mbrojtje. Gazeta po ashtu shkruante se shumë njerëz, sidomos aziatikë, po blinin armë nga frika e një reagimi kundër komunitetit të tyre për shkak të shpërthimit të koronavirus në vendin e tyre të origjinës.


Ndonëse politikanët shpesh bëjnë thirrje që qytetarët e thjeshtë i kanë të panevojshme armët në pronësinë e tyre, shtetasit amerikanë duket se me përhapjen e pandemisë së Covid-19, i druhen prishjes së rendit publik e për këtë ata duan të jenë të përgatitur ndaj çdo të papriture.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF