Koronavirus duket se nuk zgjedh. Çdo ditë në mbarë botën ky virus po infekton emra të rëndësishëm të politikës e showbiz-it botëror.
Së fundmi mediat e huaja raportojnë se bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka rezultuar pozitive nê testin e koronavirus.
Sophie Gregorine Trudeau ditën e djeshme nuk u ndje mirë fizikisht, ku shfaqi simptoma si të gripit dhe temperaturë jo shumë të lartë. Zonja ju nënshtrua testit të Covid-19 ku edhe rezultoi pozitive.
Kryeministri i Kanadasë menjêherë është vetëkarantinuar dhe do të qëndrojë në shtēpinë e tij për 14 ditët e ardhshme. Justin do tê vazhdojë takimet e tij virtualisht me lidhje ‘live’ nga shtëpia.
Çifti kryeminstror sapo ishin kthyer nga një event bamirësie nga Anglia, ku edhe mendohet që zonja Trudeau të jetë infektuar.



















