Frika nga përhapja e virusit COVID 19 duket se ka përfshirë të gjithë botën. Pas shpërthimit të këtij virusi në Itali ku deri tani kanë humbur jetën 12 persona dhe numërohen rreth 300 të prekur, Europa po merr masa drastike për të mos lejuar depërtimin e Koronavirus në shtetet e tjera.
Ndonëse në Mbretërinë e Bashkuar qeveria tha se nuk është e nevojshme të mbyllen shkollat, duket se drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë dhe pothuajse të gjitha shkollat janë mbyllur në Angli.
Së fundmi është shkolla private në të cilën studiojnë fëmijët e Princ William; George dhe Charlotte që ka marrë vendimin për t’i çuar fëmijët në shtëpi nga frika e përhapjes së virusit.
Kaosi dhe konfuzioni duket se po mbërthen të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi edhe bizneset e mëdha u kanë vënë drynin kompanive të tyre.
Ditën e djeshme katër nxënës në shkollën Thomas Battersea në Angli janë dërguar në shtëpi pasi ata shfaqën ethe dhe u janë nënshtruar testit të koronavuirus, ndërsa rezultatet ende nuk kanë dalë.