Italia është vendi i katërt në botë dhe i pari në Europë për numrin e të prekurve nga Koronavirus.
Fatkeqësisht këtë mëngjes mediat italiane raportojnë për një tjetër viktimë nga Koronavirus, që e çon në katër numrin e të vdekurve nga ky virus në Itali.
Viktima është një 84-vjeçar që jeton në Bergamo. Sipas autoriteteve italiane i moshuari vuante dhe nga sëmundje të tjera. Deri tani raportohet se numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 157.
Rajonet më të prekura mbeten Lombardia dhe Veneto, ku shkollat e universitetet janë mbyllur. Deri më 1 mars, sipas autoriteteve vendore, është pezulluar çdo aktivitet shkollor, artistik e kulturor. Pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet njoftuan edhe pezullimin e karnavaleve të Venecias.



















