Koronavirus është kryefjala e ditëve të fundit në mbarë botën ndërsa tashmë OBSH ka shpallur emergjencën globale. Ky virus është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shpërthimi i epidemisë vazhdon të përhapet jashtë Kinës. Sëmundja po përhapet me shpejtësi të frikshme dhe ajo çfarë e bën edhe më serioze situatën është fakti se edhe jashtë Kinës, po shtohen çdo ditë rastet me koronavirus.
Qyteti Wuhan tek i cili ‘lindi’ koronavirus, e që ka mijëra njerëz të infektuar, çdo ditë e më shumë po ngjan me një qytet fantazmë, pasi evakuimet nga Wuhani janë rritur shumë.
Mediat e huaja raportojnë këtë mesditë një avion ushtarak me më shumë se 100 pasagjerë nga qyteti i epidemisë është ulur në aeroportin britanik duke evakuar qytetarët britanikë që jetonin e punonin në Wuhan.
Avioni me më shumë se 100 pasagjerë të evakuar nga qendra e epidemisë kineze Wuhan është ulur sot në bazën ushtarake britanike të Brize në Oxfordshire, teksa solli 83 qytetarë britanikë nga qyteti i izoluar në qendër të epidemisë së koronavirusit.
Ata u pritën më pas nga shtatë autobuzë që i çuan menjëherë në spitalin Arrowe Park ku do të mbahen të izoluar për dy javë.
Burimi: Top Channel



















