Vajza e miliarderit Bill Gates ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj.
Jennifer Gates e cila ndodhej me pushime me të dashurin e saj prej dy vitesh, nuk e ka ditur aspak se Nayel Nassar kishte të tjera plane gjatë atij udhëtimi.
Nayel i është ulur në gjunjë 23 vjeçares, duke i bërë pyetjen magjike “A dëshiron të martohesh me mua”.
Jennifer i tha 1000 herë po dhe tani me siguri manjatët Gates do të kenë një dasmë në shtëpi.



















