Ksenia Puntus, modelja e njohur ruse ka rënë nga kati i tretë i pallatit të të dashurit të saj në kushte ende të paqarta.
Kanë qenë borëpastrueset që kanë gjetur 21 vjeçaren të zhveshur në disa shkurre, ndërsa temperaturat ishin në -5 gradë celcius dhe mendohet se modelja mund të ketë qëndruar për shumë orë aty.
E reja është në gjendje kritike për jetën, ndërsa mendohet se ka dyshime se Ksenia mund të mos jetë hedhur vetë nga kati i tretë i pallatit, por gjithsesi çështja është ende nën hetim.



















