KreuBusull

10 vite e zhdukur; nëna e Bleona Matës dyshon tek ish-bashkëshorti!

 

Ndonëse kanë kaluar 10 vite që kur Bukurie Mata e ka parë për herë të fundit të bijën Bleona, gruaja  dëshpërimisht e kërkon vajzën e saj, me vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë.

Asokohe vetëm 6 vjeç, e mitura humbi gjurmët në mënyrë të mistershme, teksa ndodhej në mal me hallën dhe kushërirat.

Gjatë një interviste në News 24, Bukuria ditën e djeshme i ka bërë thirrje shtetit që të hetojë të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë çështje, që nga halla, kushërirat e madje gishtin Bukuria e drejton edhe tek ish-bashkëshorti, babai i Bleonës, i cili duke qenë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta kërkuar të bijën, zonja Mata nuk përjashton mundësinë që edhe ai të ketë gisht në zhdukjen e së bijës.

“Ka 10 vite që është zhdukur vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që prej  10 vitesh! Pesë kriminelët rrinë të lirë, 5 dëshmitarët rrinë të lirë, 5 vajzat që e zhdukën Bleonën janë të lira. Me ish-bashkëshortin nuk kemi asnjë lidhje, jemi ndarë me gjykatë. Ai si prind asnjëherë nuk e kërkon fëmijën, unë nuk e di çfarë prindi është ai. Çfarë babai është, sa i pamëshirshëm është, edhe këtu mund të hedhim dyshime se mund të dijë diçka dhe ai, bashkë me motrën e vet. Po na bën të dyshojmë, se 10 vite nuk bën asnjë thirrje për gjetjen e Bleonës. Vjehrri jonë e bën ndonjë thirrje shumë të rrallë.”- është shprehur Bukurie Mata

Bleona Mata u zhduk në mënyrë misterioze, në maj të vitit 2010, asokohe vetëm 6 vjeç teksa kulloste bagëtitë së bashku me hallën dhe kushërirat në Zapod të Kukësit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF