KreuBusull

Familja më e prekur nga tragjedia; përcillen për në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala!

 

Përcillen sot për në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojnë të afërmit dhe e gjithë Shqipëria sot teksa po i japin lamtumirën e fundit Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos, Dionisës dhe Enisit…

8 anëtarët e familjes Lala do të përcillen sot në varreza nga qindra familjarë të afërm, e qytetarë të ndryshëm. Homazhet u zhvilluan në pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 11:00.

Familja Lala, me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në qytetin bregdetar. Banesa e tyre u shemb dhe për rrjedhojë kanë humbur jetën tetë anëtarë të familjes. I vetmi i mbijetuar ishte Ramë Lala, 17-vjeçari i cili u arrit të nxirrej i gjallë nga grupet e shpëtimit. 17-vjeçari është dërguar ditën e djeshme në Itali për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF