KreuBusull

Familja Lala humbi 7 pjesëtarë; i mbijetuari i vetëm në gjendje të rëndë; niset drejt Italisë!

 

Familja Lala në Durrës ishte më e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku fatkeqësisht bilanci me humbje jetësh ishte tejet tragjik. 7 pjesëtarë nga kjo familje janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat, dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj tragjedie është Rame Lala 17 vjeç, cili është plagosur në gjendje të rëndë.

Për shkak të gjendjes së rëndës shëndetësore, pasditen e së enjtes i riu është nisur për një trajtim të specializuar drejt Italisë. Për Rame Lalën ka shkruar edhe prestigjozja Reuters, sipas së cilës thuhet se 17 vjeçari ka shpëtuar nga lavatriçja.

 

Jetën e Ramë Lalës, e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm. Blloqet e inerteve të rëna sipër lavatriçes, i kanë bllokuar çdo mundësi daljeje Ramë Lalës, por fatmirësisht nuk e kanë shtypur. Ai u nxor i gjallë nga grupet e kërkim shpëtimit, por familja e tij nukia doli të dilte gjallë nga rrënojat e banesës që u shemb nga tërmeti.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF