Europa për vite me rradhë ka qenë destinacjoni i çdo turisti, pasi konsiderohet si vendodhja e shteteve me atmosferën dhe pamjen më të bukur. Disa vende, si Barcelona Dubrovnik, Paris dhe Venecia, janë destinacjonet më të preferuara, jo vetëm për pushime por edhe për të bërë blerje.
Në Barcelonë, vendi më i vizituar nga turitët është San Sebastiano, ku ka pasur disa protesta antituristike në qytetin e Katalonjës, me pankarta ku shkruanin:
“Përse vini këtu, ajo çfarë do të arrini është se do ju vjedhin portofolat tuaj!”
Në vend të Dubrovnikut, Shkoni në Napoli
Dubrovniku dhe Kroacia janë kthyer në një mënyrë të vërtet, për shkak, se bregdeti i qytetit të Vjetër, është i rrethuar nga mure mesjetare të cilat tërheqin vëmendjen e shumë turistëve, nga mbarë bota. Në vend të kësaj, për të shmangur rrëmujën, shkoni në Napoli. Turistët zakonisht e kalojnë atë dhe preferojnë të shkojnë drejt e në Pompei. Sigurisht, qyteti ka reputacionin e tij për vjedhje, por kini kujdes. Napoli është një nga vendet më të nënvlerësuara në Evropë. Ushqimi është fenomenal, përfshirë picën më të mirë në planet, dhe njerëzit janë miqësorë.
Në vend të Parisit, shkoni në Tbilisi
Parisi është aty, ai është i mrekullueshëm në çdo ditë të vitit, kështu nuk keni pse ta shikoni në një sezon pushimesh, pasi atëherë bëhet një grumbull i pafund turistësh. Si rrjedhojë një ide më e mirë do ishte Tbilisi, kryeqyteti i Republikës së Xhorxhisë. Nuk është aq i bukur sa Parisi, por është një milion herë më i përshtatshëm, për pushime relaksuese.
Në vend të Pragës, shkoni në Olomouc
Praga është një nga destinacjonet më tërheqëse dhe të bukura si nga pamja dhe nga veçoritë historike, në Europë. Lagjet si Letna, Holesovice, Karlin, Zizkov, Vinohrady, Vrsovice dhe Smichov janë vende argëtuese për të kaluar pushimet, për të pirë dhe për të provuar restorantet me më të mira tradicjonale, por jo vetëm. Por nëse doni një alternative tjetër përveç Pragës, shkoni në Olomouc, e cila është qendra më e madhe historike, e mbushur me kisha barok.
Në vend të Venecias, shkoni në Bolonjë
Veneca është një përrallë e vërtet, por tashmë është e pamundur për t’u vizituar, për shkak të përmbytjeve të shpeshta që po ndodhin. Kështu për të qenë të sigurt dhe jashtë ndonjë aksidenti, që mund t’ju ndodhë në Venecja, zgjidhni të shkoni në Bolonjë, qtetin më të vjetër, të themeluar që në shekullin e njëmbëdhjetë.



















