KreuBusull

Pas stabilizimit, Alvin Berisha tani ka edhe Instagram!

 

Vogëlushi 11 vjeçar që prej ditësh, po vijon jetën e tij normalisht pas nxjerrjes nga kampi famëkeq në Siri, duket se po përshtatet çdo ditë e më shumë me realitetin dhe mënyrën e jetesës njësoj si bashkëmoshatarët e tij.

Tashmë pranë babait, motrave dhe gjyshërve Alvini ka nisur edhe mjekimin e plagëve në trup, e po ashtu terapitë me psikologë për të rekuperuar dëmin psikologjik që i është shkaktuar gjatë qëndrimit në Siri.

Teksa së shpejti do të nisë edhe shkollën, Alvini tani ka edhe një llogari personale në rrjetin social Instagram, ku me siguri nën mbikqyrjen e të atit ai poston foto nga përditshmëria e tij.

Periudha e errët e 11 vjeçarit tashmë i përket së shkuarës dhe pak nga pak tabloja e jetës së Alvinit po pasurohet me ngjyrat e duhura.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF