KreuBusull

Në vetëm pak ditë Alvini është kthyer në një tjetër vogëlush; transformimi është i pabesueshëm!

 

Historia e Alvin Berishës, vogëlushit 11 vjeçar që u shpëtua mrekullisht nga kampi ‘ferr’ në Siri, në të cilin jetonte i vetëm, me plagë në trup e i kequshqyer nëse do të bëhej film do të qe nga ato prodhime kinematografike për të cilin do të fliste gjithë bota.

Prej disa ditësh Alvini është bashkuar me familjen e tij në Itali, babain, dy motrat, e gjyshërit, për të nisur një jetë të re, e për të jetuar fëmijërinë e tij ashtu siç duhet, i rrethuar nga përkujdesja e dashuria.

Gazetari shqiptar i programit “Le iene”  Taulant Kopliku, ka publikuar një foto të Alvinit, shkrepur pak orë më parë, në të cilën vogëlushi duket krejtësisht i transformuar.

“Si ndryshoi kështu? E thjeshtë. Së pari dashuria dhe përkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur për të rezistuar përballë të keqes, ashtu edhe sot për t’u bërë ky djali që shohim. Në fare pak ditë një tjetër fëmijë”, ka shkruar Kopliku, përbri fotos së 11 vjeçarit tashmë shumë larg imazhit të Alvinit në kampin famëkeq në Siri.

Ndonëse do të duhet kohë që Alvinit t’i shërohen plotësishtt plagët e trupit e ato të shpirtit, kjo ëndërr e keqe për të voglën nuk do të përsëritet më dhe jeta për të tani me siguri ka rezervuar vetëm surpriza të bukura.

Ndërkohë urojmë që fatin e Alvinit ta ketë çdo fëmijë shqiptar, ose jo që jeton fëmijërinë padrejtësisht brenda rrethimeve të atij ferri të krijuar nga dora e njeriut.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF