Shqiptarët e dëshmuan edhe kësaj here; në rast nevoje ne jemi gjithmonë aty për njëri tjetrin. Ndonëse të shpërndarë në të gjithë botën, zemra e çdo shqiptari këto orë të vështira që po kalon Shqipëria është në Durrës, Thumanë, Fushë Krujë e në çdo familje që është prekur nga tërmeti që mori jetën të paktën 32 personave dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nisma e organizuar nga Arbër Hajdari dhe Mozzik në kuadër të “Fundjavë ndryshe”, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm.
Për më pak se 24 orë, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë dhuruar 1 milionë dollarë, për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur Mozzik përmes një postimi emocionues, ku mesazhi kryesor i tij ishte “bashkë ia dalim”.
“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”
Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje; ka shkruar reperi



















