KreuBusull

Historia rrënqethëse e familjes Çupi; Shuhen të gjithë pjesëtarët, vetëm një i mbijetuar!

 

Historitë e atyre që kanë humbur jetën nga tërmeti nuk janë vetëm tragjike, por të dhimbshme, deri në kufijtë e të pabesueshmes, raporton newsbomb.al.

Kështu është historia e familjes Çupi, nëna, babai, dhe dy djemtë, që këtë javë do të mblidheshin në shtëpi, pikërisht në Thumanë, në njërin nga pallatet e shembura.

Do të fejohej Nikolin Çupi, që nga kjo tragjedi është një nga të shpëtuarit. Nikolini ishte kthyer nga Greqia vec një javë më parë, për të vënë unazë në gisht, raporton newsbomb.al.

Keli, djali që sot humbi jetën me hemoragji celebrale, kishte ardhur para 1 jave nga Anglia për të qenë i pranishëm në gëzimin e të vëllait.

Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur po ashtu jetën. Ndërsa trupi I pajetë I Lutes është nxjerrë nga rrënojat, ende vazhdojnë kërkimet për Hajredin Çupin.

Por Keli, e ka historinë edhe më tragjike. Ai ka qëndruar nën rrënoja për 17 orë me radhë, jepte shenja jete. Ditën e djeshme raportuam se ka kërkuar edhe ujë, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me forcat operacionale. Madje ka pirë ujë. Ai ka humbur jetën pasi doli për shkak të hemoragjisë cerebrale, raporton neësbomb.al.

Ndërkohë, djali tjetër Nikolin Çupi është gjallë. Ai arriti të shpëtojë nga kjo tragjedi duke dhënë shenja jete për këtë familje.

Burimi: Newsbomb

INFORMACION I RENDESISHEM

Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!
Ju lutem shpërndajeni postimin ?. Zoti ju bekoftë të gjithëve!

GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/termeti

PayPal & Credit Cards: paypal.com/us/fundraiser/charity/3525546
PayPal email : [email protected]
Numrat e llogarisë :
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027 “Bamirësia nuk të varfëron”
#fundjavendryshe

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF