E gjithë Kosova është mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në tragjedinë e dridhjeve tmerrshme të tokës që preku Shqipërinë e kryesisht Durrësin, Thumanën, e Fushë Krujën mëngjesin e 26 nëntorin.
Deri në orë të vona të mbrëmjes së kaluar në ekranin e Klan Kosova u zhvillua një transmetim ‘live’ për të mbledhur ndihma e fonde në ndihmë të Shqipërisë. Nëpërmjet telefonatave të shumta ku qytetarë të thjeshtë të Kosovës shprehnin solidarizimin me vëllezërit e motrat në Shqipëri, telefonata e një gruaje e cila vuante nga sëmundja e kancerit preku zemrat e çdokujt që po e ndiqte atë program.
Zhuljeta nga Peja me gjithë kalvarin e vuajtjeve në luftën me sëmundjen e kancerit, me zërin që i dridhej në telefon shprehu dëshirën për të dhuruar 50 euro, gjesti i së cilës përloti të pranishmit në studio.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Tërmeti ka goditur Shqipërinë dhe ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta.
Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!
Ju lutem shpërndajeni postimin ?.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/termeti
PayPal & Credit Cards: paypal.com/us/fundraiser/charity/3525546
PayPal email : [email protected]
Numrat e llogarisë :
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank
SWIFT CODE – SGSBALTX
0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027 “Bamirësia nuk të varfëron”
#fundjavendryshe



















