
Shqiptarë të njohur, e shqiptarë të panjohur të ndodhur në të gjithë botën janë bërë bashkë prej datës 26 nëntor, kur tërmeti 6.4 ballësh shkaktoi tragjedinë që u mori jetën 50 njerëzve, duke kontribuar në vlera monetare për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi që preku Shqipërinë.
Nismës bamirëse nuk i kanë munguar edhe artistet me famë botërore Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat kanë bërë publike kontributet e tyre për familjet e prekura nga tragjedia e mëngjesit të 26 nëntorit.
Rita Ora; Nëpërmjet një postimi në Instagram artistja nga Kosova ka bërë publik mënyrën se si ajo ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit #Shqipëri!!! Pas kalimit të ditëlindjes sime kam kaluar disa ditë duke menduar për ta bërë gjënë më të mirë. Bashkë me Erion Veliaj, ne kemi vendosur për t’i gjetur disa familje për t’ia rindërtuar shtëpitë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri Unë sugjeroj që kushdo që mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose ndonjë shoqatë bamirëse apo ndonjë mënyrë që të ndihmoni për rindërtimin e shtëpive të viktimave nga ky shkatërrim. Familja e parë që unë kam zgjedhur për t’i ndihmuar është familja Sala dhe ne do të të përcjellin gjendjen e saj dhe shumë familjëve të tjera të cilat kanë nëvojë për ndihmë”, ka shkruar Rita duke postuar edhe një link ku mund të jepen donacione për Shqipërinë.
Dua Lipa: Edhe Lipa ka përdorur instagramin për të këerkuar ndihmë dhe për të publikuar kontributin e saj në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
“Ky 28 nëntor, Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura të tërmetit shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi. Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre. Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më. Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga @bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë. Ne kemi dëshmuar që jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUAR. Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur.”: ka shkruar Dua
Bebe Rexha:
Këngëtarja shqiptare ka vendosur të dhurojë 100.000 euro për kauzën e të prekurve nga tërmeti, por ndryshe nga artistet e tjera Rexha ka preferuar t’i dorëzojë privatisht paratë teksa ka njoftuar se do të fluturojë drejt Shqipërisë më datë 2 dhjetor.



















