KreuBusull

Sizmiologu qetëson shqiptarët: Paslëkundjet janë normale, nuk ka vend për panik!

 

Të gjithë lutemi që ky makth të marrë fund sa më parë, ndonëse pas çdo lëkundje frika dhe ankthi rritet..

Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit.

Kështu thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi. Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë se aktiviteti sizmik ka përvijuar, por me ritme më të ulëta.

“Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës. Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimit dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë, magnitudat kanë ardhur duke u ulur”, – tha ai.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF