KreuBusull

U nxorr i gjallë nga rrënojat, 7 vjeçari humb kontaktet me familjarët!

 

Menjëherë sapo ka ndjerë lëkundjet e tërmetit, një grua në Thumanë ka nxjerrë nga shtëpia djalin 7 vjeçar dhe e ka lënë para pallatit, për t’u ngjitur më pas sërish në banesë për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të familjes, djalin tjetër dhe prindërit.

Ndërkohë që djalin e madh e ka gjetur gjallë në prehërin e gjyshes së vdekur, nëna humbi kontaktet me Rolejtin, i cili po kërkohet kudo momentalisht.

Kërkimet janë bërë edhe në morg, por fatmirësisht aty nuk gjendet trupi i 7-vjeçarit.

Foto e 7 vjeçarit është shpërndarë kudo, dhe me dëshirën e madhe që i vogli të jetë shëndoshë e mirë, ju ftojmë ta postoni sa më shumë fotografinë e tij pasi ndoshta ndodhet në ndonjë prej kampeve të ngritura.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF