Diena Karanxha 30 vjeç dhe e bija 8 vjeçare Eisela fatkeqësisht mbetën viktima në tërmetin e 26 nëntorit. Vogëlushja ndërroi jetë nën gërmadha, ndërsa e ëma ndonësë u nxorr e gjallë nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve duke u shpallur e vdekur në spital.
Në amullinë, panikun, e tmerrin e pasorëve të tërmetit, teksa të gjithë i kishin sytë në gërmadhat me shpresën që të dilnin nga aty njerëz që frymojnë, në në dyqanin e nusërisë së “Ami Event”, një burrë ka bërë një kërkesë aspak të zakontë, e me siguri më të trishtën që një dyqan nuserie do dëgjonte ndonjëherë…
“Dua dy fustane nusërie për vajzën 30 vjeç dhe mbesën 8 vjeç”: ka qenë babai i Dienës ai që ka bërë këtë kërkesë në dyqan, i cili fatkeqësisht humbi tre pjesëtarë nga ky tërmet.
Nëpërmjet një video-live në programin “Rudina”, Amarda Toska rrëfeu mes lotësh momentin kur ka marrë këtë kërkesë në dyqanin e saj.
“Ditën e mërkurë, pas asaj trauma, mësova se në dyqan kanë ardhur për të blerë fustane nusërie. Ngela një moment. Thashë kush është ai që po mendon për dasmë tani në këtë ditë të trishtë. Vajzat e dyqanit më thanë se nuk bëhej fjalë për një klient të zakonshëm, bëhej fjalë për Dienën dhe vajzën e saj. Në dyqan kishte ardhur babai i Dienës. Porosia e babit shkoi në vend. Donte të varroste bashkë 3 breza. Ishte shokuese”: ka rrëfyer Ami mes lotësh në programin e pasdites në Tv Klan.



















