
DASHI 21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift do varet plotësisht nga mënyra sesi do silleni me partnerin. Nëse bëni gabime dhe nuk tregoheni te logjikshëm me te situata mund te marre edhe tatëpjetën me shpejt nga sa mund ta mendonit. Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me takime te bukura. Sektori i financave jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por situata mundet edhe te përmirësohet goxha.
DEMI 21. prill – 21. maj
Nëse jeni prej shume kohesh ne një lidhje, shume gjera do ndryshoje për mire sot. Do jeni me te hapur për te diskutuar dhe për te gjetur rrugën me te mire. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe e kane takuar ditët e fundit kështu qe do bëjnë çdo gjë qe t’ia shprehin ndjenjat. Përgjigjen nuk do ta marrin menjëherë. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Sot duhet te jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe duhet te zgjidhni sa me pare disa hatermbetje te hershme me partnerin. Nëse nuk e bëni këtë gjë nuk do mund te ndiheni te qete për asnjë çast. Beqaret mire është te mos nxitohen sepse do bëjnë gabime te mëdha. Ne planin financiar do keni ide konfuze dhe vështirë se do mund ta mbani situatën nen kontroll.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Mundohuni te jeni me te drejtpërdrejte me partnerin tuaj sot dhe te mos i mbani gjera fshehur. Ne këtë mënyrë do afroheni edhe me tepër me njeri-tjetrin dhe do e forconi lidhjen. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat e miqve, por nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni shpejt me xhepat bosh.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Jeta ne çift do jete shume e qete sot. Do merreni vesh me partnerin, do bini dakord për gjithçka dhe mund te merrni edhe disa vendime për ditët ne vijim. Beqaret do jene melankolike dhe nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se asnjëherë me pare dhe mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Nen ndikimin e madh te Venusit dhe Jupiterit, jeta juaj ne çift do jete shume me aktive dhe e bukur. Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur mes te dyve kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm gjithë kohës. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri dhe nuk do keni aspak probleme.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Nuk do jeni aspak tolerante me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe debatet qe mund te lindin do jene te forta e me pasoja për te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do privilegjohen nga Plutoni dhe do arrijnë ta gjejnë shpirtin e tyre binjak me shpejt nga sa e kishin menduar. Sektori financiar do konsolidohet tej mase. Shfrytëzojeni rastin për te hequr disa para mënjanë sepse do ju duhen nesër.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Dite shume e veçante dhe e mbushur me momente romantike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Te gjithë yjet do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë çdo çast te mrekullueshëm. Beqaret duhet te tentojnë te joshin dhe duhet t’i shprehin ndjenjat. Edhe sikur mos marrin përgjigje pozitive nuk kane asgjë çfarë te humbasin. Ne planin financiar gjendja do jete edhe me e mire nga sa e keni parashikuar.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do keni disa keqkuptime te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do mund te dashuroheni dot qetësisht si e kishit ëndërruar. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe deri ne fund te ditës do mund ta realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe mund ta teproni. Ne këtë mënyrë situata mund te ketë edhe tronditje.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Venusi do jete planeti me harmonik për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ua beje çdo çast te mrekullueshëm. Edhe ata qe kane pasur debate te forta do ndihen me te qete. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do jete me zhgënjyes. Buxhetin do dini si ta organizoni gjithë kohës dhe nuk keni për te pasur probleme serioze.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Për ata qe janë ne një lidhje gjithçka është e mundur sot. E mira është qe ata t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe te mendojnë edhe për te ardhmen. Beqaret duhet patjetër ta ndryshojnë stilin e te veshurit dhe te sjellit sepse ashtu si janë nuk do mund te tërheqin dot asnjë person. Me shpenzimet mos spekuloni sepse keni për te pasur probleme shume serioze me pas.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Jeta juaj ne çift do jete me e privilegjuar se me pare. Do jeni me te logjikshëm te dy palët, do respektoni mendimet e njeri-tjetrit dhe nuk do mendoni se keni gjithmonë ju te drejte. Beqaret nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete një person sado qe do mundohen. Me shpenzimet mos e teproni qe te keni para edhe për nesër. Ndihmën qe do iu japin te afërmit pranojeni pa u menduar dy here.



















