KreuBusull

Për herë të parë Rama e pranon se Kristi Reçi ishte e fejuara e Gregut!

 

Mbrëmjen e kaluar kryeministri i vendit ishte i ftuar në televizionin Italian Rai Uno, në programin “Porta a Porta”, ku u diskutua rreth gjendjes aktuale të Shqipërisë pas tërmetit, si dhe Edi Rama falenderoi publikisht Italinë për gjithë kontributin e dhënë.

Ndër të tjera Rama u pyet nga moderatori Bruno Vespa për Kristi Reçin, për të cilën u aludua se ishte e fejuara e Gregut. Ndërsa në Shqipëri kryeministri e quajti Kristin ‘vajzën e tij’, përballë Vespës Rama pranoi se 25 vjeçarja që humbi jetën nën rrënoja si pasojë e tërmetit, ishte e fejuara e Gregut.

“Po, është e vërtetë, por më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe [nisur nga] ky detyrim shumë i lartë për të qenë kryeministër i një vendi që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo me familjen tonë, por ka të bëjë me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse unë nuk gjej dallim mes të gjithë atyre që kanë humbur jetën.”; u shpreh Rama.

Ditën e tërmetit, teksa Kristi Reçi u nxorr nga rrënojat e pajetë së bashku me prindërit dhe vëllain, Greg Rama nëpërmjet një postimi në Instagram lajmëroi se një e njohura e tij mbeti viktimë mëngjesin e së martës së 26 nëntorit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF